Ledian Memushaj është i grumbulluar me ekipin e Pescara, por kërkohet nga disa ekipe brenda dhe jashtë Italisë. Këtë e konfirmoi edhe presidenti i klubit abrucez, Daniele Sebastiani.

“Memushaj është një lojtar i rëndësishëm që kërkohet nga ekipe në Serie A dhe jashtë Italisë. Do t’i vlerësojmë ofertat sëbashku me të.”

Ledian Memushaj, i cili mban edhe shiritin e kapitenit të Pescara, është nën kontratë deri në vitin 2021. Ai vlerësohet nga skuadra në Itali si: Spal, Benevento, Bologna apo Sion, që drejtohet nga Paolo Tramezzani në Zvicër.

Klubi abrucez pretendon të përfitojë sa më shumë nëse mesfushori i Kombëtares largohet.

TV KLAN