Krijimi i infrastrukturave të reja dhe i një ambientit të përshtatshëm ka motivuar zgjerimin e shërbimeve të pagesave të pagesave elektronike dhe ka rritur larminë e produkteve që i ofrohen publikut. Teksa mori pjesë në mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave, guvernatori Gent Sejko tha se në vetëm vitet e fundit numri e veprimeve bankare elektronike është disafishuar.

“Përshtatja e produkteve sipas nevojave dhe rritja e aksesit në shërbimet e pagesave, çka është reflektuar në një rritje me ritme dyshifrore të përdorimit të pagesave elektronike, duke arritur në 21 pagesa elektronike për frymë, nga vetëm 2 pagesa në vitin 2015. Kostot e kryerjes së transfertave bankare për pagesat elektronike në lekë janë ulur me 2 herë”.

Duke u ndalur tek anëtarësimi i Shqipërisë te sistemin SEPA guvernatori tha se kjo do t’u kursejë aktorëve ekonomikë rreth 20 milionë euro vetëm gjatë vitit të parë, si rezultat i uljes së komisioneve.

“Unë sot gjej rastin t’ju nxis të nisni përgatitjet me rigorozitet dhe përkushtim për të respektuar afatet e rregullores përkatëse, në mënyrë që të realizoni aderimin në skemat SEPA dhe kryerjen e transaksioneve SEPA për klientët brenda vitit të ardhshëm”.

Guvernatori inkurajoi bankat që të jenë sa më të orientuara drejt projekteve inovative, që synojnë ofrimin dhe rritjen e volumit të shërbimeve bankare në distancë, e veçanërisht atyre me impakt të drejtpërdrejtë në lehtësimin e përfshirjes së parë financiare, ose e thënë më thjesht, hapjes së një llogarie bankare në distancë.

Tv Klan