Pas përfundimit të takimit me Nailen në shtëpinë e saj në Burrel, Eni Çobani dhe ekspertët e “Forensic Center Albania” drejtohen për në spital ku do të takojnë Edmondin. Siç ishte premtuar në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan gjatë përballjes së tyre në “Shihemi në Gjyq”, atij do t’i merret mostra gjenetike për ADN-në e fëmijëve.

Edmondi shoqërohet nga efektivët e Policisë së Burgjve pasi Nailja e ka kallëzuar sërish për dhunë ndaj saj. Edmondi thotë se dhuna nuk ka ndodhur.

Eni Çobani: Ajo ka pretenduar për dhunë në familje. Ka qenë e vërtetë kjo gjë?

Edmond: Jo, s’është aspak e vërtetë. Ajo tha se mori gocën nga shkolla. Unë jam i sëmurë rëndë dhe shkoi ajo. Kur u kthye më tha “do të të fus në burg” se i kishte telefonuar e ëma, “fute në burg”,  si i thotë e ëma bën. Kaq.

Eni Çobani: Paralajmërim në fakt që ti e more edhe në publik?

Edmond: Po.

Eni Çobani: Pra zonja e ka përsëritur disa herë.

Edmond: Dy herë.

Eni Çobani: Që në qoftë se ai e përsërit, unë do ta çoj sërish atje dhe në fakt, e tha dhe e bëri. Megjithatë unë uroj që nëse ti ke të vërtetën tënde me vete, e vërteta del. Sado ta fundosësh, ajo del. Ti mundohu të thuash vetëm të vërtetën dhe ajo do të të çlirojë nga çdo akuzë dhe nga çdo gjë që ty të vret se shoh që je goxha i emocionuar.

Testin e ADN-së e ka kërkuar Edmondi dhe ai shpreh sërish bindjen dhe vullnetin për t’i shkuar deri në fund. Ekspertët i marrin mostrën e ADN-së për të kryer testimet e nevojshme./tvklan.al