Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Acarimi më i fundit i marrëdhënieve midis Presidentit dhe Ministrisë së Rëndit demonstron mënyrën kaotike me të cilën vepron shteti shqiptar. Megjithëse kanë kaluar mjaft kohë nga deklarata e Bashkimit Europian dhe SHBA për situatën kriminale dhe luftën e munguar të shtetit shqiptar ndaj saj, presidenti Moisiu është kujtuar tepër vonë në lidhje me këtë çështje, duke krijuar në këtë mënyrë, një rrufe në qiell të hapur.

Nëse normalisht presidenti Moisiu duhet të kishte theksuar merakun e tij për rendin në Shqipëri, ai këtë duhet ta kishte bërë atëherë kur ka heshtur dhe i ka tërhequr vëmendjen kur një gjë të tillë e ka bërë kohë më parë në mënyrë të përsëritur Bashkimi Europian.

Tensioni është shtuar më tej, kur Ministri i Rendit Toska i pranishëm në takimin me Moisiun ka reaguar menjëherë, por në mënyrë kaotike dhe në distancë. Pak orë pas takimit, ka nxjerrë zëdhënësin e tij, e më pas vetë nga Elbasani. Kjo mënyrë komunikimi e rëndon edhe më tej situatën politike në vend, ku si të mos mjaftojnë problemet reale dhe reforma e munguar në luftën kundër krimit, i shtohet edhe mjegulla dhe kaosi i komunikimit dhe marrëdhënieve midis institucioneve./tvklan.al