Nuk kanë fund dëmtimet te Real Madrid këtë sezon. Trajneri Carlo Ancelotti, ka humbur një tjetër lojtar. Bëhet fjalë për mesfushorin, Aurelien Tchouameni.

Francezi luajti vetëm në pjesën e parë ndaj Milanit në Champions League, duke u zëvendësuar në fillimin e së dytës. Një dëmtim në kyçin e këmbës së majtë, e ndaloi lojtarin për të vazhduar pjesën tjetër të ndeshjes.

Sipas asaj që raportohet nga Spanja, bëhet fjalë për një ndrydhje të lehtë dhe Tchouameni do të jetë jashtë për të paktën një muaj.

Mesfushori do të humbasë grumbullimin me Francën për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve. Gjithashtu ai do të mungojë në ndeshje të rëndësishme për Real Madrid, si ajo ndaj Liverpool në Champions League, apo edhe ndaj Osasunës, Leganes, Getafes dhe Bilbaos në kampionat. /tvklan.al