Pas ditëve të nxehta me diell mesi i prillit ka sjellë sërish motin e ftohtë.
Sinoptikanët thonë se në 24 orët e fundit janë shënuar ulje të ndjeshme të temperaturave, duke bërë që termometri të shënojë edhe 2 gradë celsius në zona të veçanta.
Bashkë me të ftohtin, këtë javë do të na shoqërojnë edhe reshjet e shiut.
Parashikimet thonë se fundi i këtij muaji do të mbyllet me ditë tipike verore.
Tv Klan