Komisioni Hetimor për shkarkimin e Kreut të Shtetit ka vendosur që në fillim të javës së ardhshme t’i kërkojë presidentit Meta të dëshmojë përpara tij.
Në mbledhjen e tij të 3 ky komision ka miratuar dhe planin e hetimit, ku veç seancës dëgjimore me Kreun e Shtetit do të shqyrtojë dhe opinionin e Komisionit të Venecias.
Duket se ky opinion, që do të vijë pas takimeve që një delegacion i këtij institucioni do të vizitojë Tiranën në datën 9, 10 dhe 11 Shtator, do të jetë vendimtar për raportin final të Komisionit Hetimor.
Nënkryetari i djathtë i Komisionit kërkoi që parlamenti të mos e votojë raportin final për shkarkimin e Kreut të Shtetit përpara ngritjes së Gjykatës Kushtetuese. Propozim që nuk është marrë parasysh nga shumica që i sheh të ndara këto 2 procese.
Raporti final i Komisionit Hetimor për shkarkimin e Kreut të Shtetit që të miratohet në seancë plenare duhet të marrë 93 vota. E më pas do të jetë Gjykata Kushtetuese që do të vendosë nëse Kreu i Shtetit e ka shkelur ligjin me çdekretimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit.
Tv Klan