Një ditë pas protestës një orëshe biznesi i vogël dhe ai i mesëm paralajmëron përshkallëzim të qëndrimit deri në grevë urie.
Përfaqësues të katër shoqatave të biznesit në vend i kërkuan sërish Ministrit të Financave dhe Kryeministrit Edi Rama të tërhiqet nga skema e TVSH-së.
Sipas tyre vendosja e TVSH-së për këtë kategori është bërë pa u konsultuar më parë me grupet e interesit.
Ata thonë se futja në këtë skemë jo vetëm rrit kostot për ta, por i çon edhe drejt falimentimit.
Si pasojë e rritjes së kostove dhe taksave këto shoqata shprehen se përgjatë këtij viti pritet falimentimi i mbi 50 mijë bizneseve.
Tv Klan