Ina Pojani nuk ka patur asnjëherë shoqe të ngushta. Gjatë bisedës në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, influencerja shprehet se këtë vend e kanë plotësuar gjithnjë dy motrat e saj. Nga ana tjetër, tek të treja kanë ndikuar prindërit që u kanë thënë gjithnjë se nga shoqet e ngushta duhet të presin zhgënjime. Ina shton se e ëma i ka mësuar gjithnjë që nuk kanë nevojë për shoqe pasi kanë gjithnjë njëra-tjetrën.

Ina Pojani: Unë nuk kam asnjë shoqe të ngushtë, nuk kam patur kurrë shoqe të ngushtë.

Arbër Çepani: Se ka motrat prandaj.

Ina Pojani: Unë mendoj që kjo është pak, duhet të jetë sesa njerëz ke rreth vetes,  por mendoj që ka të bëjë edhe nga familja. Prindërit e mi nuk kanë besuar në shoqëri të ngushta dhe gjithmonë ne jemi rritur me edukatën që ta fusin. “Do të ta fusin, do të ta nxjerrin, në një moment ti ke për ta ngrënë nga shoqëria” dhe ne ishim gjatë gjithë kohës domethënë ti prite se njerëzit do të të zhgënjejnë, do vijë momenti dhe do zhgënjehesh dhe faktikisht kështu ka ndodhur, ndoshta sepse ne ishim përgatitur për një moment të tillë ose ndoshta sepse vërtet ashtu na ka ndodhur. Unë nuk dua të besoj që shoqëria  e ngushtë nuk ekziston, por mendoj që është shumë e rrallë, po flas për atë të ngushtën, të ngushtën sepse miqësi, njerëz që të dalësh, të kalosh shumë mirë, të komunikosh me ata ka, ka shumë madje por nga ata të ngushtët unë mendoj  që këtë në jetën time të paktën e kanë penalizuar edhe motrat.

Katerina Trungu: E kanë plotësuar.

Ina Pojani: E them edhe te prindërit sepse mami gjithmonë na thoshte shoqe me të gjithë, shoqe me asnjë. Domethënë aq sa i ke shoqe të gjitha, aq nuk ke shoqe asnjërën dhe vazhdimisht na thoshte që ju nuk keni nevojë për shoqe të ngushta, ua kam bërë unë juve shoqet e ngushta, ju mos kërkoni në asnjë vend. Ishte edhe diferenca e moshës. Unë dhe motra e madhe kemi 4 vite diferencë dhe unë dhe motra e mesit kemi 2 vite diferencë kështu që është një diferencë shumë e vogël që ti ke edhe miq të ngushtë që mund t’i kesh 8-9 vite më të mëdhenj.  Kjo diferenca jonë është inekzistente./tvklan.al