Kombëtarja e meshkujve pësoi një tjetër humbje në parakualifikueset e Eurobasket 2021. Shqipëria u mund nga Amenia në Jerevan me rezultatin 84 – 65.

Përfaqësuesja armene fitoi edhe Nëntorin e kaluar në Tiranë. Një lojë e mirë e kuqezinjve në nisje ku e patën kryesimin e përkohshëm, por që nuk shërbeu për të marrë një rezultat pozitiv. Klaudio Ndoja dhe Gerti Shima ishin më të mirët në fushë për Kombëtaren, por pa mundur të sjellin fitoren e parë.

Kjo ecuri e mban Shqipërinë në vendin e tretë në Grupin B. Ndeshja që do të luhet më 1 Korrik me Danimarkën në Tiranë do të jetë e fundit për parakualifikueset e Eurobasket 2021.

Tv Klan