Ne jemi padyshim vendi i vetëm lindor që ende 16 vjet pas rrëzimit të komunizmit nuk kemi rishikuar nën frymën e re dhe të lirë historinë tonë. Ngjarje dhe personazhe vërtiten shpesh në kaos duke qenë pozitivë për njërin dhe negativë për tjetrin, duke u ngjitur dhe duke zbritur nga piedestalet e historisë pa pasur as kohë për të dhënë shpjegimet e duhura.

Muzeu Kombëtar, institucioni që ilustron mënyrën se si është parë dhe shkruar historia jonë është shembulli tipik i deformimit të saj. Pavarësia, momenti padyshim më i rëndësishëm i historisë së shtetit shqiptar pasqyrohet nga një stendë e vetme, pa asnjë dokument origjinal dhe vetëm me disa fotografi. Po kaq pak vend dhe me një varfëri të dukshme i është lënë edhe Kongresit të Lushnjës, një tjetër moment kyç i historisë sonë. Stenda e mbretërisë dhe ajo e mbretit Zog nuk ekziston më.

Por për të diskutuar lidhur me mënyrën se si është shkruar historia e Shqipërisë ishin të ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, Artur Zheji, Aurel Plasari, Artan Shkreli, Neritan Ceka./tvklan.al