Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, pati disa takime me banorë të Ballshit.

Nën logon Shqipëria po ndryshon Olldashi tha se investimet në vend, ndryshe nga qeverisja e mëparshme janë shumëfishuar me ritme të larta.

Sokol Olldashi: “Themi që Shqipëria ka ndryshuar sepse po investojmë, po investojmë kudo me të njëjtat ritme të shumëfishta që u përmendën këtu. Po mbajmë ritme të tilla investimesh kudo në çdo sektor dhe Shqipëria praktikisht sot është një kantier ndërtimi kudo nga Valbona deri në Qafë Botë, nga Durrësi deri në Korçë. Është e gjitha një kantier ku punohet dhe ndërtohet”.

Më tej ministri Olldashi tha se të gjitha këto arritje e reforma dalin nga lufta kundër korrupsionit çka e ka bërë Shqipërinë e vitit 2009 një Shqipëri tjetër nga ajo e vitit 2004./tvklan.al