Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qenë sot në Trepçë dhe prej andej ka dënuar sulmin që u është bërë dy zyrtarëve të ndërmarrjes me të njëjtin emër.

Kreu i qeverisë tha se sulmi ndaj ushtruesit të detyrës së kryeshefit të “Trepçës”, Enis Abdurrahmani dhe drejtorit të administratës, Besim Haxhiu, brenda zyrave të kësaj ndërmarrjeje është në akt i rëndë.

Na vjen shumë keq se çfarë ka ndodhur, pra një sulm i organizuar dhe i dhunshëm mbi udhëheqjen, por me këtë rast e dënojmë ashpër këtë sulm të tillë i cili është i drejtuar kundër “Trepçës” dhe nuk është për të mirën e Kosovës.

Si kryeministër zotohem se nuk do të ketë asnjë individ apo grup më të fuqishëm se shteti. Ata të cilët synojnë të jenë më të fuqishëm se shteti bien ndesh me ligjin. Jemi republikë dhe demokraci, jemi qeverisje e mirë, andaj ushtruesi i detyrës së kryeshefit, Enis Abdurrahmani, e ka mbështetjen time të plotë bashkë me zotëri Bahriun, kryesues i bordit këtu”, tha Kurti.

Kryeministri në këtë vizitë ka qenë bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli./tvklan.al