Aktorja gjermane, Meryem Uzerli është e njohur për publikun me rolin e saj si “Suylltanesha Hyrrem”, në serialin turk “Sulejmani i madhërishëm”.
Prej një kohe të gjatë është përfolur për një shtatzëni të mundshme të saj, por përballë këtyre lajmeve, “Hyrrem” gjithmonë kishte heshtur.
Së fundmi, aktorja ka konfirmuar se është në pritje të ëmbël dhe në muajin Janar do të sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë.
Aktorja pritet të sjellë në jetë një tjetër vajzë, pas vajzës së saj të parë 7-vjeçare, e cila quhet Lara.
“Jam 5-muajshe shtatzënë. Pres që beben ta lind në Janar. Lara prej kohësh dëshironte një motër”, shprehet në një intervistë aktorja./tvklan.al