Me pak fjalë por me shumë gëzim e mbi të gjitha me krenari, trajneri i kombëtares Sylvinho ishte i bindur se skuadra e tij do të kishte sukses ndaj Ukrainës.
“Fizikisht Ukraina ishte skuadër e vështirë. Jemi futur në fushë për të marrë rezultatin më të mirë të mundshëm. Shqipëria ishte një ekip i bukur në fushë. Ne duhet të ecim në këtë rrugë, po rritemi si skuadër, por ka ende për të bërë”.
Lojtari më i mirë i ndeshjes Ardian Ismajli tregon se kuqezinjtë e kishin përgatitur mirë ndeshjen.
Një mesazh emocional pas fitores, ishte edhe ai i Presidentit të Federatës, Armand Duka.
“Në rikthimin e tyre në fushë sot pas Europianit, çunat demonstruan sërish forcë, karakter dhe besim absolut edhe në disavantazhin e gjendur nga kundërshtari. Pavarësisht fitores ka ende shumë për të përmirësuar e për të bërë më mirë dhe ku natyrisht kam bindjen absolute që stafi do i trajtoje në mënyrë shteruese momentet e pasigurive tona. Vazhdojmë të jemi Shqipëria që vijon të akumuloje forcë e respekt tek çdo kundërshtar”.
Të martën në mbrëmje në 10 Shtator, në Air Albania do të jetë ndeshja e dytë e kuqezinjve.
Ndaj Gjeorgjisë, sfidë që do të transmetohet në Tv Klan, pritet të ketë një mbështetje të jashtëzakonshmë nga tifozët.
Tv Klan