Mundin 31-9 Kansas City Chiefs
Tampa Bay Buccaneers fitojnë Super Bowl, finalen e futbollit amerikan. Në edicionin e 55 të Super Bowl, Bucs triumfuan në shtëpinë e tyre përballë ekipit të Kansas City Chiefs duke fituar 31-9.
Heroi i ndeshjes Tom Brady që u shpall edhe lojtari më i mirë i finales për të 5 herë. Nga dora e tij u lëshuan 3 touchdown. Ai bëri të pendoheshin edhe kritikët që e panë më shumë si pensionist, por 43-vjeçari ia doli të marrë trofeun personal, unazën e ndeshjes, e shtata në karrierë.
Zhgënjen nga ana tjetër Patrick Mahomes dhe shokët e skuadrës së tij të cilët u bllokuan nga një mbrojtje e shkëlqyer e skuadrës nga Florida
Raymond James Stadium në Tampa Bay me një kapacitet të reduktuar në 25 mijë të pranishëm, 9 mijë prej të cilëve punonjës sanitarë ishte dëshmitar i historisë. Bucs morën në dorë frerët e lojës dhe udhëhoqën deri në fund, duke e ruajtur periodën e katërt pa asnjë pikë të shënuar.
Rrugët e Tampas u mbushën me tifozë që sfiduan edhe masat anti-Covid për grumbullimet.
Tv Klan