Dede kërkon fitoren e parë në stol. Daja dëshiron vijueshmërinë
Derbi i parë i sezonit e gjen Partizanin në krye të renditjes, ndërsa Tiranën në vendin e shtatë, por synimi për të triumfuar mbetet gjithmonë. Nevil Dede nuk e ka provuar ende fitoren qëkur mori drejtimin e Tiranës dhe beson se do t’ia arrijë të premten.
“Ne do ta përjetojmë shpirtërisht dhe mendërisht dhe në fund ta fitojë më i zoti, që në këtë situatë besoj do të jemi ne”.
Për Ilir Dajën e Partizanit një sukses shikohet edhe për vijueshmërinë.
“Edhe sikur gjysmë me zero ta fitojmë derbin e rëndësishme është të marrim 3 pikët, pasi na shërben për momentin që jemi dhe ndoshta edhe për vazhdimësinë”.
Ndeshja do të luhet në stadiumin Air Albania. Ilir Daja edhe pse e vlerëson këtë arenë futbolli shpreh kundërshtrimin për gjendjen aktuale të fushës.
“Në fazën sulmit kemi qarkullimin e dendur të topit dhe kur e kam parë mendoj se ky derb mund të ishte luajtur në një fushë më të mirë”.
Për Nevil Deden një vendimi që të luhet aty përcaktohet nga shumë faktorë.
“Ka edhe faktorë të tjerë që vendosin ku do të luhet ndeshja. Unë nuk jam agronom, mos më keqkupto. Nuk e vendos unë se cila është fusha më e mirë dhe më e keqe”.
Sezonin e kaluar Tirana që e mbylli me titullin kampion e fitoi 2 herë derbin, Partizani 1, ndërsa i fundit që u zhvillua pa tifozë përfundoi në barazim.
Tv Klan