Një person i armatosur ka vrarë 6 persona dhe ka plagosur 6 të tjerë në një azil në Kroaci.
Shefi i policisë kroate bëri të ditur se pesë persona ndërruan jetë në vendngjarje, ndërsa një person tjetër më vonë në spital.
Viktimat janë pesë të moshuar dhe një punonjës i azilit.
Mësohet se autori është larguar nga vendngjarja, por është arrestuar më vonë në një kafene nga efektivët e policisë.
Autori, një ish-polic ishte një i afërm i një prej të moshuarve. Mediat kroate shkruajnë se një nga të viktimat ishte nëna e tij, e cila kishte jetuar në këtë azil për 10 vitet e fundit. Autoritetet po hetojnë motivin e sulmit ndërsa për ngjarjen reagoi edhe presidenti i vendit Zoran Milanovië.
“Është një paralajmërim i frikshëm dhe një thirrje e fundit për të gjitha institucionet kompetente që të bëjnë më shumë për të parandaluar dhunën në shoqëri, duke përfshirë kontrollin edhe më rigoroz të posedimit të armëve,” u shpreh ai.
Klan News