Nëse po filloni të ndjeheni nervozë për shkak të izolimit, kjo është një ndjenjë normale.
Por thjesht sepse është normale, nuk do të thotë se është e këndshme. Nëse kjo ndjesi vazhdon për një kohë të gjatë dhe ju lejoni t’ju sundojë atëherë, ato gjithashtu mund të çojnë në ankth ose sulme paniku.
Njerëzit kanë një mekanizëm të ndryshëm përballimi për të trajtuar sulmet e panikut, por një mënyrë e zakonshme për të qetësuar veten kur ndjeheni të stresuar ose sikur paniku po merr kontroll në mendjen tuaj, është të meditoni ose të përdorni ushtrime të thjeshta të frymëmarrjes për të qetësuar rrahjet e zemrës suaj.
Sipas Institutit Amerikan të Stresit, një frymëmarrje e thellë mund të zvogëlojë ankthin dhe stresin, kështu që është e dobishme kur ndodh një sulm paniku.
Helena Bourdillon, i ndihmon njerëzit duke i mësuar teknikat e frymëmarrjes për të përmirësuar shëndetin e tyre fizik dhe mendor.
Sipas saj, këto teknika të frymëmarrjes nuk do të kurojnë virusin, por mund t’ju ndihmojnë nëse ndiheni të shqetësuar për situatën në të cilën ndodheni tani.
‘Kur e përdorim frymën tonë me vetëdije dhe qetësi, trupat tanë reagojnë shumë në mënyrë të favorshme. Fizikisht mund të përmirësojmë ose lehtësojmë shumë sëmundje”.
Pra, si duhet të merrni frymë?
Merrni frymë brenda dhe jashtë përmes hundës. Qëndroni në këmbë ose mbështetuni pak, kjo ju ndihmon që ajri të kalojë në pjesën e poshtme të mushkërive. Nxirrni frymën qetësisht dhe pas pak do ta ndjeni veten të qetë dhe të relaksuar.
Një aspekt shumë i rëndësishëm i frymëmarrjes me qetësi është të merrni frymë përmes hundës dhe jo gojës.
Gjithashtu mjedisi ku jeni është i rëndësishëm, prandaj duhet të zgjidhni një hapësirë në shtëpinë tuaj ku ndjeheni më të qetë./tvklan.al