Prishtina ruan të njëjtin qëndrim për të mos pranuar planin 6 pikësh të propozuar nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon, mbi shtrirjen e EULEX-it në Kosovë. Këto komente i bëri kryeministri Hahim Thaçi, gjatë një takimi që zhvillojë me grupin parlamentar të PDK-së.

Hashim Thaçi: “Për Prishtinën nuk do të ketë imponime. Ne jemi në proces, proces që është i hapur, Beogradi mund të prezanton diçka, mund të prezanton. Por ëndrrat e Beogradit për të prekur sovranitetin e Kosovës kanë vdekur apo janë varrosur me 17 shkurt të këtij viti”.

Komentet e Thaçit vijnë pasi bashkësia ndërkombëtare shtojë presionin mbi lidershipin kosovar për të pranuar planin e Ban Ki Moon-it që doli si rezultat i bisedimeve disamuajshe mes Nju Jorkut, Brukselit dhe Beogradit.

Hashim Thaçi: “Ne jemi për marrëveshje, jemi për dialog, jemi për fqinjësi. Por duhet të respektohet kushtetuta e republikës së Kosovës, duhet të respektohen vendimet të cilat i ka marrë Parlamenti i Kosovës që kemi bo bashkarisht me ndërkombëtarët dhe Prishtina do të jetë e arsyeshme në veprimet e veta. Por Kosova është shtet i pavarur sovran dhe demokratik”.

Dy ditë më parë, presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaçi refuzuan këtë plan dhe ndaj këtij vendimi reagoj menjëherë BE dhe prania ndërkombëtare në vend duke sugjeruar pranimin e tij./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle