Në kuadër të përvjetorit të Lidhjes së Prizrenit, Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, kanë vizituar qytetin e Prizrenit. Pas një takimi miqësor, dy liderët kanë vlerësuar bashkëpunimin mes Shqipërisë e Kosovës. Kryeministri Thaçi vlerësoi ndihmën dhe mbështetjen e politikës shqiptare në rrugën e zhvillimit të Kosovës.

Hashim Thaçi: “Kam bashkëpunim të mirë me të gjithë lidershipin në Tiranë. Falënderoj të gjithë për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë Kosovës. Unë çmoj vizionet e reja, veprimet e reja, angazhimet e reja, angazhimet për të ardhmen. Prandaj ky është komunikim edhe ndërshtetërorë, edhe i vizionit për ndryshime. Unë du të komunikoj për të gjithë, ndërsa në Shqipëri vendos vetë populli shqiptarë, kush do të jetë kryeministër”.

Edi Rama: “Ishte kënaqësi që u takuam në një moment që është një ditë e shënuar për historinë tonë të përbashkët. 10 vjet më parë ishim në pikën e një kthese historike që shënoi fillimin e fundit të skllavërisë së Kosovës. Pas 10 vjetësh do të jemi në të njëjtin qiell, në të njëjtin flamurë në BE”.

Si kreu i qeverisë së Kosovës ashtu edhe Kryetari i Partisë Socialiste vlerësuan zhvillimin dhe rëndësinë e integrimit e të dyja vendeve në familjen Europian./tvklan.al

Gazetare: Bora Sadriaj