Tre të rinj dhe babai i tyre janë bërë dëshmitarë të një historie të pazakontë në Australi pasi i shpëtuan një peshkaqeni. Taia dhe Baxter, vëlla e motër, po notonin së bashku në brigjet e New South Wales, kur panë krijesën e frikshme nën ujë.

“E vetmja gjë që mbaj mend është që Taia më kapi nga shpatullat dhe kur u ktheva pashë një peshkaqen”, tha Baxter.

Ai ka treguar se menjëherë sapo panë peshkaqenin u drejtuan kah babait, Scott-it dhe vëllait tjetër, Jobi-t.

 “U mundova që  t’i qetësoja dhe t’i ndaloja së panikosuri e të bëja një plan që të dilnim pasi ishim 150 metra larg bregut të detit”, tha Scott.

Siç duket nga pamjet, ata i drejtojnë peshkaqenit pushkën ujore, por nuk qëllojnë mbi të pasi fatmirësisht ai largohet.

Ky në fakt është peshkaqeni i tretë për 24 orë që shfaqet në atë zonë dhe kjo është pothuajse e pazakontë.

Ndërkohë të rinjtë janë shprehur se janë kthyer sërish në ujë dhe do t’i mbajnë sytë hapur për peshkaqenë të tjerë./tvklan.al