Vllaznia ka larguar sulmuesin Essang Matouti. Futbollisti nga Gaboni ishte një dështim te shkodranët, ku nuk arriti të lërë shenjë.
I afruar në fundin e merkatos së verës, 21 vjeçari nuk shënoi asnjë gol dhe asnjë asist me fanellën kuqeblu.
Në këtë situatë, palët kanë vendosur të ndërpresin kontratën mes tyre, me Matouti që tashmë del lojtar i lirë në merkato.
“KF Vllaznia njofton ndërprerjen e kontratës me lojtarin Edlin Randy Essang Matouti. Palët kanë rënë dakord për ta ndërprerë me marrëveshje bashkëpunimin e tyre të mëtejshëm. Falenderojmë futbollistin për kontributin e tij për fanellën kuqeblu dhe i urojmë suksese në të ardhmen e tij”, shkruhet në njoftimin e klubit.
/tvklan.al