Lëkundjet e tokës nuk kanë të ndaluar në Shqipëri. Këtë të hënë është regjistruar një tjetër tërmet.
Sipas Qendrës Europiane Sizmologjike tërmeti ishte i magnitudës 4.3 të shkallës Rihter me epiqendër 25 kilometra nga Tirana dhe 10 kilometra nga Vora.
Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 10 kilometrash nga sipërfaqja.
Që prej tërmetit të 26 Nëntori janë regjistruar me qindra paslëkundje. Sipas sizmologëve intensiteti i lëkundjeve po zbehet./tvklan.al