Manchester City regjistroi ndalesën e dytë në Premier League. Skuadra e Guardiolës, nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Newcastle në transfertë, në sfidën e vlefshme për javën e gjashtë.
“Qytetarët” e nisën ndeshjen shumë mirë dhe pjesën e parë e mbyllën në avantazh minimal, falë golit të shënuar nga Gvardiol në minutën e 35-të.
Megjithatë në pjesën e dytë, vendasit ia dolën të barazojnë shifrat, falë një penalltie të kthyer në gol nga Gordon në minutën e 57-të.
Këtë barazim, Newcastle e ruajti deri në fund, për të marrë një pikë ndaj kampionëve në fuqi. Pas kësaj ndeshje, City mbetet në krye me 14 pikë, por i rrezikohet vendi i parë nga Liverpool dhe Aston Villa, që ndjekin me 12 pikë.
Ndërkohë Newcastle ngjitet në vendin e pestë në renditje me 11 pikë të grumbulluara. /tvklan.al