Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka konfirmuar masat e sigurisë për 5 personat nën hetim, të cilët mundësonin kalimin e paligjshëm të shtetasve shqiptarë drejt SHBA-së dhe Kanadasë. Prokuroria e Posaçme thotë se ka dokumentuar dy veprimtari të paligjshme gjatë këtyre hetimeve. Së pari është zbardhur aktiviteti i trafikut të paligjshëm drejt Amerikës.

E gjitha kjo veprimtari kryhej për jo më shumë se 15-20 ditë dhe çdo person paguante një shumë nga 20 000 deri në 45 000 USD. Rol aktiv në këtë grup SPAK thotë se kishte shtetasi Luc Melaj. SPAK thotë se gjatë hetimeve u provua aktiviteti i paligjshëm i dy kontrollorëve në pikën kufitare të Hanit të Hotit, Tonin Melaj dhe Bashkim Çokaj.

Të dy ata referuar Prokurorisë nuk regjistronin në sistem shtetasit shqiptarë, të cilët kishin tejkaluar afatet e qëndrimit në shtetet e BE-së, kishin ndalim për të hyr në shtete të ndryshme për shkak të penaliteteve; ose në rastet kur shtetasit ishin azilkërkues.


Njoftimi i Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 24 Korrik 2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve dhe kritereve të zbatimit të masës së sigurimit personal, e caktuar me vendimin nr. 81, datë 25.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj personave nën hetim Luc Melaj, Emanuel Melaj, Gëzim Camaj, Tonin Melaj, Bashkim Çokaj.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 112, 228, 229, 230, 238 dhe 248 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 88, datë 25.07.2024, vendosi:

1. Vazhdimin e zbatimit ndaj personit nën hetim Luc Melaj, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave dhe i vizave” kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 298/1 – 28/4; 189/1 – 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të K.Penal; “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal; “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1/1 i Kodit Penal, të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr. 81, datë 21.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

2. Vazhdimin e zbatimit ndaj personit nën hetim Emanuel Melaj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal, të masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr. 81, datë 21.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

3. Urdhërohet personi nën hetim Emanuel Melaj që të mos largohet nga banesa e tij.

4. Vazhdimin e zbatimit ndaj personit nën hetim Gëzim Camaj, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal, të masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr. 81, datë 21.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

5. Urdhërohet personi nën hetim Gëzim Camaj që të mos largohet nga banesa e tij.

6. Vazhdimin e zbatimit ndaj personit nën hetim Tonin Melaj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, të masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr. 81, datë 21.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

7. Urdhërohet personi nën hetim Tonin Melaj që të mos largohet nga banesa e tij.

8. Vazhdimin e zbatimit ndaj personit nën hetim Bashkim Çokaj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, të masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr. 81, datë 21.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

9. Urdhërohet personi nën hetim Bashkim Çokaj që të mos largohet nga banesa e tij.

10. Urdhërohet Policia Gjyqësore, që personi nën hetim Luc Melaj, të dërgohet menjëherë në institucionin e paraburgimit, për të qëndruar aty në dispozicion të organit procedues.

11. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ekzekutimin e këtij vendimi.

12. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita njoftimit të vendimit të gjykatës.


/tvklan.al