Elseid Hysaj do të rikthehet në ekipin e Lazios, pas një mungese të gjatë, në ndeshje zyrtare. Mbrojtësi nuk grumbullohet nga kryeqytetasit për një ndeshje zyrtare, nga 31 Gushti, kur u aktivizua në fund ndaj Milanit.
Pas një mungese të gjatë, trajneri Marco Baroni, ka vendosur ta thërrasë në ekip, për ndeshjen e Kupës së Italisë, ndaj Napolit.
Tekniku i të kaltërve e konfirmoi këtë në konferencën për shtyp para ndeshjes.
“Ndaj Napolit do të jenë të gjithë të rëndësishëm. Disa lojtarë mund të na japin një ndihmë të madhe. Këtu e kam fjalën për Hysajn, Akpo dhe Basic. Janë profesionistë të mëdhenj gjatë javës”, tha Baroni.
Ndeshja Lazio-Napoli, do të luhet ditën e Enjte, duke nisur nga ora 21:00. /tvklan.al