Video-konferenca u përcaktua pas infektimit të Presidentit me Covid-19
Debati i radhës mes dy rivalëve për president të Shteteve të Bashkuara do të zhvillohet me video-konferencë më 15 Tetor.
Por presidenti amerikan Donald Trump refuzon të marrë pjesë, siç njoftoi gjatë një interviste televizive këtë të enjte.
Vendimi u mor pas infektimit me Covid-19 të Presidentit Trump dhe rrezikut të infektimit prej tij të rivalit demokrat Biden dhe stafit organizues të debatit.
Por shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se nuk ka ndërmend të shpërdorojë kohën e tij me debate prapa kompjuterëve.
Trump u shpreh se synon ta mposhtë rivalin e tij vetëm në debate ballë për ballë.
Tv Klan