Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli e ka ndalur turin e saj “Me gratë për fitoren”, në Libofshë të Fierit. Gjatë fjalës përshëndetëse Topalli tha, se 28 qershori do të përsërisë fitoren e 4 viteve më parë, atë fitore që do të jetë sërish për arsye se Shqipëria po ndryshon.
Jozefina Topalli: “Nuk ka ndodhur asnjëherë, në asnjë qeveri që rrogat të dyfishohen brenda 4 viteve. Nuk ka ndodhur asnjëherë në asnjë qeveri që buxheti i shtetit të rritet 2 herë, nuk ka ndodhur asnjëherë, nuk ka ndodhur në asnjë qeveri që të ardhurat të rriten 2 herë dhe nuk ka ndodhur kurrë në asnjë rast tjetër që taksat të ulen, të përgjysmohen dhe të ardhurat të shtohen dhe të arrijnë në një shumë që shkon 1.3 trilionë lekë, dyfishi i asaj që janë mbledhur në 8 vjet. Unë po flas në 4 vjet 1.3 trilion lekë, në 8 vjet 500 miliard lekë.”
Sipas Topallit 8 vitet e qeverisjes së të majtëve kanë qenë vitet e trusteve dhe të leje të ndërtimit të cilat janë larg botëkuptimit të qeverisjes së koalicionit të djathtë./tvklan.al
Gazetar: Julian Kasapi