U bë nënë për herë të parë, moderatorja: Nuk më pushojnë akoma lotët
4 min lexim - Publikuar 10:20, 19 Qershor 2020
Moderatorja e njohur Jonida Vokshi dhe partneri i saj, Besnik Krapi u bënë prindër për herë të parë. Jonida solli në jetë një vajzë dhe lajmin e bëri të ditur fillimisht vetë Besniku, përmes një postimi në Instagram, ku bëri të ditur se vogëlushen vendosën ta quajnë Emi.
Por edhe Jonida ka ndarë me fansat emocionet e para të mëmësisë, ku tregon se akoma nuk i pushojnë lotët e lumturisë.
A post shared by Jonida Vokshi (@jonidavokshiofficial) on
“Nuk më pushojnë akoma lotët e lumturisë! Totalisht dashuri e një tjetër dimensioni! Një jetë e re, tashmë dedikuar ty e vogla ime, EMI jonë. Isha shumë me fat që gjatë gjithë shtatzënisë u ndoqa dhe solla në jetë këtë mrekulli, me kushtet dhe stafin më të mirë dhe pikë! Faleminderit Zot për këtë mrekulli, ndjesi me të cilën më bekove”./tvklan.al