Edhe pse iu rrëzua telefoni dhe u nervozua gjatë komunikimit të tij mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama e ka marrë me sportivitet këtë moment. Përmes një postimi po në rrjetet sociale, ai thotë se “ky moment ndan se kush është këtu me shpirt e zemër”, duke theksuar kështu sërish se “politikën e bën me pasion”.


“Më vjen shumë mirë që ka mbetur në Instagram ai moment sepse është momenti që ndan kush është këtu me shpirt, kush është këtu me zemër, kush është këtu i gjithi njësoj si ata trajnerët tek vija e bardhë që nxisin skuadrën, që luftojnë për skuadrën, që i bien kokës me grushte kur skuadra nuk bën golin dhe nga ana tjetër, mu kujtua oguri i mirë i asaj sëpatës. 

Kështu ma nxorën dhe sëpatën për t’ju thënë shqiptarëve “Shikoni se ky është i rrezikshëm, mos votoni këtë”. Por shqiptarët jua dhanë përgjigjen. Rrofshi që e nxorët këtë se këtu kush nuk nxehet me telefonin por këtu nuk është punë telefoni, këtu është punë pasioni për Shqipërinë, për drejtësinë, për demokracinë dhe për Europën këtu në Shqipëri”, thotë ai në reagimin e tij mbi videon, që ka marrë xhiron në rrjet tanimë.

/tvklan.al