Trafiku në metronë e Berlinit u bllokua për disa orë e kjo jo për shkak të ndonjë greve, por si pasojë e një surprize të këndshme për berlinezët.
Bono Vox dhe kitaristi i U2 “The Edge”, improvizuan një koncert live në linjën e metrosë që mban pikërisht emrin e grupit të famshëm iralndez, U2.
Bono dhe The Edge promovuan në një mënyrë krejt origjinale albumin e tyre të ri, “Songs of Experience”. Interpretimi i Bono Vox ngjalli entuziazmin e udhëtarëve të cilët nxituan të filmonin performancën e këtij mini koncerti.
Kjo nuk është hera e parë që U2 dhuron spektakël në një stacion metroje. Përpara Berlinit banda irlandeze kishte performuar edhe në metronë e Nju Jorkut.
Tv Klan