Në lotin 4 të Unazës së Madhe të Tiranës, që kalon në zonën e Shkozës, po vijon puna me ritme të shpejta. Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku publikoi pamje të kantierit, ku sipas saj puna vijon pa u ndal dhe se deri më tani në këtë lot është realizuar 80% e punimeve.
Ky ka qenë një nga segmentet më të vështira të Unazës së Madhe të Tiranës edhe për shkak të një numri të lartë ndërtimesh pa leje.
Ndërkohë që është ndërtuar dhe një urë rreth 420 metra për të ardhur në të njëjtin nivel me lotin 3. Puna në Unazën e Madhe të Tiranës, një segment prej 27 kilometrash, do të lidhë kryeqytetin me gjithë rrugët dalëse kombëtare, pritet të përfundojë në fund të këtij viti.
Klan News