Ky është momenti kur Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me forcat xheniere të ushtrisë, realizuan shpërthimin e kontrolluar për demolimin e urës së Babrroit në kuadër të zhvillimit të projektit të “Unazës së Madhe” të Tiranës.

Gjatë procesit të demolimit, ka patur masa strikte sigurie dhe janë ndaluar kalimet e këmbësorëve dhe automjeteve afër urës për të shmangur çdo rrezik për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Edhe pse ura e vjetër në zonën e Babrroit që lidh Njësitë Administrative 4 dhe 8 të kryeqytetit u shemb, pranë saj para pak kohësh është ndërtuar një urë e re në mënyrë që mos të ndërpritet lëvizja e qytetarëve dhe automjeteve.

Shumë shpejt në vendin ku ishte ura ekzistuese, do të ndërtohet një urë e re me parametra më të larta sigurie për shkak se ndodhet mbi aksin e Unazës së Madhe të Tiranës.

Unaza e Madhe me një gjatësi prej 27 kilometrash do të hapet plotësisht për qarkullimin e automjeteve brenda Dhjetorit të këtij viti.

Klan News