Mbrëmjen e djeshme në “Love Story” që transmetohet në Televizonin Klan, 4 fronistët i kemi parë në takimet e tyre të para, e po ashtu Kristi, Xhoni, Daniela dhe Dea bënë zgjedhet e tyre për javën e ardhshme.  

Ndërkohë në “Talk Love Story” u prezantua një mundësi e re që formati i dashurisë do t’i japë kandidatëve që nuk janë zgjedhur për takimin, shansi i kuq, mundësia që kandidatët kanë për realizuar një komunikim me fronistët.

Radha ishte e prezantimit të profilit të një tjetër kandidati, Ermirit.

Daniela dhe Dea do të kenë mundësinë që të shprehin dëshirën nëse duan apo jo një takim në dhomën e kuqe me Ermirin pasi të kenë parë profilin e tij.

Ermiri: Ky është Ermiri i vërtetë, para kamerave jam pa komplekse, kam punuar në vende të ndryshme, por do të veçoja Azinë, krejtësisht ndryshe si e koncepton Shqipëria modelingun. Tek marrëdhëniet mashkull-femër, ndryshimi që më bëri përshtypje është se tek femrat shqiptare dhe atyre që të huaja, këto të fundit nuk kanë turp që të të flasin ato të parat, janë pa komplekse, më guximtare, gjë që në Shqipëri ndodh pak rrallë. Po e them këtë gjë, por prapë se prapë tek shqiptaret ngelem sepse ato janë pak më ndryshe.

Në lidhje jam i përkushtuar dhe besnik. Kam pasur një lidhje 2-vjeçare, ka dy-tre muaj që ka përfunduar. Jam këmbëngulës dhe marr atë që dua.

 Babi im ka 7 vite që nuk jeton më. Jam ngritur shumë herë dhe akoma dhe më shumë do të arrij sepse e di shumë mirë se çfarë meritoj. Kam dhe një vend special për atë vajzën e duhur, pse jo edhe në “Love Story”./tvklan.al