Emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus publikon pamjet e fundit gjallë të të riut shqiptar që humbi jetën në Londër.

Françesko Pisha u zhduk më 6 Nëntor 2023 dhe humbi gjurmët, duke mos patur asnjë kontakt me familjarët e tij në Shqipëri. Ai kishte punuar në lavazhe dhe në ndërtim në kryeqytetin britanik, si shumë shqiptarë të tjerë.

Disa ditë pas humbjes së gjurmëve, i riu shqiptar nga Elbasani u gjet i pajetë.

Uniko ka publikuar pamjet e fundit të tij pasi del nga një lokal nate në Londër.

/tvklan.al