Shqipëria ka fituar medalje të argjendtë në çmimet “Wanderlust Reader Travel” në Londër.

Vlerësimi është marrë si vendi më i dëshirueshëm në zhvillim për t’u vizituar nga turistët gjatë edicionit të 23-të të çmimeve.

Lajmi është komentuar në rrjetet sociale nga kryeministri Edi Rama, i cili e ka cilësuar si këtë si të pamendueshëm deri pak vite më pare.

“Wander Reader Travel Awards” në Londër nderon Shqipërinë Turistike me medalje si vendi më i dëshirueshëm për t’u vizituar nga turistët gjatë edicionit të 23-të të çmimeve, të cilat revista prestigjioze britanike “Wanderlust” i akordon përmes një votimi publik, ku vendi ynë vlerësohet si një destinacion që po fiton famë botërore, falë bukurive natyrore e trashëgimisë së pasur kulturore”, shkroi Rama.

Për destinacionet më të dëshirueshme kanë votuar mbi 3 milionë udhëtarë në mbarë botën.

Ky çmim konfirmon edhe një herë vëmendjen e udhëtarëve ndaj Shqipërisë, që në 9 muaj u vizitua nga 9.7 mln të huaj.

Tv Klan