Media shtetërore e Koresë së Veriut hodhi poshtë si dezinformata, raportin mediatik që testi i gjashtë bërthamor atje vrau shumë njerëz.

Televizioni japonez ‘Asahi’ raportoi të enjten se vendi ku testohen bombat bërthamore u shemb pas testit të gjashtë atomik të Pyongyang-ut,  duke lënë me shumë mundësi të vdekur rreth 200 persona.  

Por, media shtetërore e Koresë tha se ishte një raport i falsifikuar që synon të  shpifë për vendin komunist dhe për zhvillimet e tij në programin bërthamor.

/tvklan.al