Një nga zonat që po transformohet nga Bashkia e Tiranës është ajo e Thesarit në Njësinë 12. Gjatë inspektimit të punimeve, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se deri tani Bashkia e Tiranës ka përfunduar punimet për rehabilitimin e 75 lagjeve në kryeqytet.

“Për herë të parë do të zgjidhim historinë e kanaleve të ujërave të bardha. Janë zgjidhur kanalet e ujërave të zeza, por jo të bardhat sepse kemi pasur gjithmonë reshje, që kanë krijuar baltovina, që duhet t’i zgjidhim një herë e mire.”

Në fjalën e tij Veliaj ftoi të gjithë fëmijët e shkollave të zonës, që të ndjekin kurset falas të Qendrës Tumo.

“Nxënësit më të mirë të shkollave “Klodian Tanushi”, “Luan Hajdaraga”, apo të shkollës së re në Surrel, s’kanë asnjë arsye pse të mos shkojnë te Qendra Tumo, të marrin kurse falas, të cilat paguhen 100% nga Bashkia e Tiranës”

 Veliaj theksoi gjithashtu se nga viti i ardhshëm do të përfitojnë abonetë falas edhe pensionistët, ndërkohë që nga shtatori tjetër fëmijët në shkolla do kenë ushqim falas.

Tv Klan