Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj njofton se Bulevardi i Ri në kryeqytet është drejt përfundimit. Ai ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga projekti i pjesës fundore të këtij Bulevardi.

Veliaj shprehet se pas miratimit të fondit nga qeveria e Katarit, është në përfundim edhe detajimi i projektit për parkun fundor te Bulevardit të Ri.

“Shumë shpejt nisim punën për një tjetër xhevahir, që do t’i shërbejë Tiranës së 100 viteve të ardhshme”, – shkruan Veliaj.


Tv Klan