Kampionati i Formula 1 do të jetë mjaft intensiv nga datat 5-21 Nëntor, ku do të zhvillohen tri gara
Tre fundjavat e radhës do të jenë mjaft intensive për pilotët e Formula 1, pasi do të zhvillohen tri gara.
Piloti i Red Bullit, Maks Verstappen, kërkon triumf në këto evente.
Holandezi kryeson renditjen e pilotëve me 12 pikë më shumë se sa rivali Lewis Hamilton.
Kampionati i Formula 1 do edhe pesë gara që të përfundojë, ndërsa në lojë janë edhe 133 pikë.
“Mezi po pres që të garoj dhe jam i emocionuar. Por e di që këto tri javë kanë për të qenë shumë të lodhshme. Është jashtëzakonisht e rëndësishme për mua dhe ekipin që të përpiqem e të fitoj tri garat e radhës tani që po luftojmë për titullin kampion. Do të na marrë shumë kohë udhëtimi dhe do të ketë diferenca kohore, por mezi sa po pres të jem në pistë në Meksikë dhe Brazil, e po ashtu në pistën e re në Katar”.
Gara e radhës do të jetë Çmimi i Madh i Meksikës më 7 Nëntor. Verstappen ka pasur edhe sukses, por edhe dështime në këtë pistë.
Por holandezi kërkon që të kujtojë vetëm sukseset, kur ai triumfoi në 2017 dhe 2018.
Klan News