Për shkak të mbarimit të mandatit të gjyqtarit të Shqipërisë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, është zhvilluar në kryeministri procedura e përzgjedhjes së kandidatëve për pozicionin e gjyqtarit zëvendësues.
Në faqen e kryeministrisë është zbardhur me detaje procedura, që siç njoftohet, ka qenë një proces i ngjashëm me atë të vetting-ut.
Nga procesi i përzgjedhjes, tre emrat e juristëve të përzgjedhur si kandidatë janë: Darian Pavli, Marjana Semini dhe Sokol Berberi..
Sipas njoftimit të kryeministrisë, të tre kandidatët e rekomanduar iu përgjigjën me saktësi pyetjeve, duke spikatur për njohje të thelluar të jurisprudencës, mënyrës së funksionimit dhe rolit të gjyqtarit në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.
Tv Klan