Një video e shpërndarë në internet ka ngjallur zemërim të madh me veprimin e një studenti, i cili fut një kotele në furrën e nxehtë të sobës.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin Krasnoyarsk të Siberisë. Autoritetet ruse kanë nisur hetimet për torturën që iu bë koteles.
Studenti është identifikuar si Kirill Beryozin 18 vjeç, përgjegjës për veprimin e tmerrshëm ndaj maces.
Video është filmuar nga shokët e tij, të cilët dëgjohen teksa bëjnë humor. Nga bisedat e tyre mësohet gjithashtu se furra ka arritur një temperaturë të konsiderueshme. Gjendja e koteles pas torturës nuk është e qartë.
Publikimi i kësaj video në internet ka nxitur reagimin e ashpër të komentuesve, të cilët e kanë konsideruar mizori. Në Rusi, tortura ndaj kafshëve dënohet deri në 3 vite burgim, ndërsa nëse tortura është shkakuar në grup atëherë dënimi shkon në 5 vite.
/tvklan.al