Ish-ministrja e Jashme dhe deputetja e PS Olta Xhaçka shkoi në Parlament rreth 1 orë pas nisjes së seancës plenare, ku sot një ndër pikat e rendit të ditës është votimi për mandatin e saj.

Xhaçka shkoi në Parlament rreth orës 11:15 për të ndjekur punimet, teksa fjalën në foltore e mbante kolegu i saj, deputeti socialist Toni Gogu.

Më herët, kreu i grupit të PS Bledi Çuçi deklaroi se mazhoranca do të votojë për ta dërguar raportin në Gjykatën Kushtetuese që do të interpretojë çështjen e papajtueshmërisë së mandatit të Oita Xhaçkës.

Demokratët kërkojnë dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese për të konstatuar papajtueshmërinë e mandatit të Xhaçkës duke pretenduar se bashkëshorti i Xhaçkës, si investitor strategjik, ka përfituar pasuri publike dhe rrjedhimisht dhe vetë deputetja e qarkut të Korçës, çka bie ndesh me përcaktimet kushtetuese për deputetët.

/tvklan.al