Interi i sezonit të sivjetshëm është pretendent, por duke regjistruar edhe statistika mbreslënëse.
13 fitore në 13 ndeshje, triumfi në Superkupën e Italisë dhe seri prej 10 fitoresh radhazi në kampionat. Për herë të tretë në historinë e tij, Interi ka arritur të fitojë 10 ndeshje njëra pas tjetrës.
Tashmë zikatrit kanë 75 pikë në renditje. Në historinë e Serisë A në epokën e tre pikëve u arrit vetëm nga Interi i Mançinit në kampionatin 2006/2007.
Me gjithë kalendarin e ngjeshur, përballjet e forta dhe dëmtimet skuadra e Inzaghit, ka treguar se nuk humbet në cilësi edhe kur ndryshon lojtarët në fushë.
Është një ekip i pjekur, i vetëdijshëm, me një identitet të konsoliduar të lojës. Në Serie A, këtë sezon mund të rishkruajë librat e rekordeve.
Por i mbetet ende edhe një pengesë për të kaluar, ajo e Champions. Avantazhi i një goli ndaj Atletico Madrid mban në ankth jo vetëm ekipin, por edhe atmosferën rreth.
Pas 3 ditësh do të jetë sfida e dytë më spanjollët dhe Inter do të shkojë në stadiumin Metropolitan me lojtarë të çlodhur dhe të gatshëm për të bërë historinë.
Tv Klan