Temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Tokë, është shënuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në Parkun Kombëtar “Death Valley” në Kaliforni, termometri shënoi vlerën 54.4 gradë Celsius. Regjistrimi i kësaj temperature po verifikohet nga Shërbimi Kombëtar Amerikan i Motit.
Kjo vlerë e lartë vjen për shkak të valës së të nxehtit që ka përfshirë bregdetin perëndimor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, teksa parashikohet që temperaturat të rriten edhe më shumë gjatë kësaj jave.
Vlera e fundit për temperaturën më të lartë në Tokë e regjistruar në kushte të besueshme, ishte në vitin 2013 kur termometri shënoi 54 gradë Celsius në po të njëjtin vend. /tvklan.al