Pas 21 javësh dhe 105 ndeshjesh të zhvilluara, kreu i renditjes ndahet nga 3 ekipe, Partizani, Dinamo dhe Vllaznia, me nga 37 pikë secili.

Pavarësisht kësaj barazie, skuadra shkodrane është ajo që ka më shumë fitore 11, por edhe më tepër gola të shënuar 35, duke e kthyer në më rezultativen deri tani.

Menjëherë më pas vjen Dinamo me 34. Në total janë shënuar 243 gola, me një mesatare prej 2.31 për përballje. Më shumë barazime ka Tirana, 12, më tepër se në gjysma e takimeve të zhvilluar nga bardheblutë në këtë sezon të Superiores.

Skënderbeu që mbyll klasifikimin ka më tepër humbje, 11. Diferencë është krijuar mes katërshes së parë dhe ekipeve që rrezikojnë rënien, duke e ndarë garën për këto objektiva.

Tv Klan