Pas vjedhjes së një xhamie në qytetin e Shkodrës , policia ka vënë në pranga dy persona.

Burime të policisë bëjnë me dije se janë arrestuar Sokol Marku, 25 vjeç dhe E.K. 16 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Sipas policisë në lagjen “Vasil Shanto” të qytetit verior këta persona dyshohet të kenë vjedhur xhaminë “Ebu Beker”.

Gjithashtu policia ka shpallur në kërkim B.Gj. 23 vjeç, banues në Shkodër pasi dyshohet të ketë vjedhur 2 televizorë në banesën e  R.H. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 23-vjeçarit të shpallur në kërkim, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një nga televizorët e vjedhur.

Në kërkim është shpallur gjithashtu edhe E.Ç. 41 vjeç, banues në Shkodër, pasi në lagjen “Tom Kola”, Shkodër dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit B.M./tvklan.al