Politika shqiptare po i kushton një rëndësi të veçantë votës së diasporës në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.
Drejtuesi politik socialist për diasporën, Taulant Balla zhvilloi një takim në Selanik me përfaqësues të komunitetit shqiptar, nga ku tha se mbështetja e tyre për mandatin e 4 të socialistëve ka një rëndësi të veçantë.
Taulant Balla: Ky mandat i katërt i Edi Ramës dhe i Partisë Socialiste është më i rëndësishmi se të gjitha këto për shkakun se jemi në një proges që duhet të konsolidohet.
Njohja e pensioneve me Greqinë ishte një tjetër çështje që u diskutua në këtë takim.
Taulant Balla: Procesi i kësaj negociate mes Institutit tonë të Sigurimeve Shoqërore dhe homologut të vet në Greqi, ka ecur, janë zhvilluar deri më tani 2 takime për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare një halli.
Balla dha lajmin e mirë se nga muaji Tetor, projekti “Mësues për Greqinë” nis zbatimin dhe se mësuesit që do angazhohen të mësojnë fëmijët shqiptarë në Greqi do të paguhen nga Ministria shqiptare e Arsimit.
Klan News