Alma Katragjini: “Sot rreth orës 10 e 30 është gjendur i vdekur në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë, pranë urës së Gjirosit shtetasi i identifikuar, si Dritan Ramazan Bekteshi, 25 vjeç banues në Tiranë, i cili u gjend në afërsi të bregut të lumit, në një zonë e cila shërbente për hedhje dhe grumbullimin e mbeturinave dhe inerteve. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja e 25-vjeçarit ka ardhur si pasojë e disa goditjeve të marra me sende të forta prerës dhe shpues në pjesën e kokës.

Falë veprimeve profesionale hetimore mundësuan brenda një kohe tepër të shpejtë dhe rreth 10 orë pas ndodhjes së krimit identifikimin dhe lokalizimin e vendndodhjes së autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit Dritan Bekteshi. Autori i dyshuar i kësaj vrasje rezulton të jetë shtetasi Gentian Bajram Manushaj 25 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

U mundësua kapja e tij në afërsi të 9-katsheve në Tiranë, i fshehur në një parking pranë një objekti. Paraprakisht dyshohet se motivi kryesorë i kësaj ngjarje të rëndë është për motive të dobëta pasi viktima dhe autori janë konfliktuar rreth 2 ditë më parë për posedimin e një aparati celular nga ana e viktimës.”/tvklan.al